Specialistët për Hetimin e Krimeve të PKK Muriqan në dalje të vendit, ndaluan shtetasin A. N., 36 vjeç, banues në Lezhë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Veprimet e mëtejshme procedurale me këtë shtetas, do të kryhen nga Komisariati i Policisë Lezhë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. H., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 40-vjeçar;
-S. S., 21 vjeç dhe S. Z., 21 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një 19-vjeçar;
-N. L., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi iu konstatua në banesë, lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.