Policia e Shtetit ia ka dalë të zbardhë ngjarjen e rëndë të ndodhur nëë Tiranë me 30 janar të këtij viti. Një ish- punonjës i policisë, i identifikuar si Arben Bilali, humbi jetën në një pritë sapo zbriti nga makina me të të cilën udhëtonte si pasagjer. Sipas njoftimit zyrtar të uniformave blu, jo vetëm është zbardhur por ngjarja edhe është dokumentuar me prova ligjore. Policia e shtetit jep detaje per personin, ndërsa mësohet se mosha e autorit të dyshuar është 40 vjeç dhe është banues në Tiranë dhe i skeduar nga uniformat blu, Gjergj Cukali. Më poshtë, njoftimi i plotë i policisë.
Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vrasja e 50 vjeçarit A.B.
Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i kësaj ngjarje
Në pranga 40 vjeçari i dënuar më parë për disa vepra penale .
Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 30.01.2019, ku në rrugën ‘’Isuf Banka’’ në Tiranë, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.B., 50 vjeç, pas një pune të mirëorganizuar është arritur të bëhet zbulimi dhe dokumentimi ligjor i kësaj ngjarje, ku është bërë kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar:
Gj. C., 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Rrëmbim personi”
Materialet në ngarkim të shtetasit Gj. C., iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake”.