Marrin fund kërkimet për trupin e vajzës 13 vjeçare që u mbyt me datë 27 korrik 2021, teksa lahej në lumin Buna me familjarët. Mësohet se trupi i pajetë i vogëlushes u gjet në ujë nga polumbarët e Policisë së Shtetit (FNSH), në zonën e Obotit.
Vajza e mitur e moshës 13 vjeçare ka humbur jetën të martën, pasi u mbyt në ujërat e lumit Buna, në afërsi të fshatit Oblikë të Njësisë Ana e Malit. E mitura me inicialet Z.L, ishte duke u larë në lumë me familjarët e saj.
Burimet thanë se papritur, vajza e vogël ka humbur jetën teksa lahej në lumë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj, teksa ka marrë edhe dëshminë e familjarëve të së ndjerës. /ShkodraWeb/