Arrestohet shefi i stacionit të policisë së Patosit, Flamur Veliu. Njoftohet se Veliu është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Fier nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Flamur Veliu u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, ndërsa mësohet se përplasi disa mjete të parkuara në hyrje të qytetit të Fierit.