Presidenti aktual i SBA, Joe Biden, kandidat për tu rizgjedhur në garën e nëntorit përballë Donald Trump, është tërhequr përfundimisht nga gara presidenciale.
“Ka qenë nderi më i madh i jetës time të sherbej si president. Edhe pse ishte qëllimi im të kërkoja rizgjedhjen, besoj se në interesin më të mirë të partisë dhe të vendit, të tërhiqem dhe të përqendrohem vetëm tek detyrate e mia si president për pjesën e mbetur të mandatit”, e ka pohuar Joe Biden në një letër të postuar në rrjetin social “X”.
Biden për momentin, nuk i jep mbështetjen e tij as Kamala Harris as ndonjë tjetri. Ai ka njoftuar se do ti flasë kombit javën që vjen për të shpjeguar vendimin e tij.