Presidenti i SHBA- së Donald Trump dhe zonja e tij Melenia, rezultojnë pozitiv me koro virus. Lajmin e ka dhënë vetë Trump përmes një “cicërime” në rrjetet sociale. Në një postim të shkurtër, presidenti Trump shkruan:
“Sonte, Flotus dhe unë jemi testuar pozitivë për Covid- 19. Ne do të fillojmë karantinën dhe procesin e rikuperimit tonë menjëherë. Ne do ta kalojmë këtë së bashku”.
Më herët, Presidenti Donald Trump tha se ai dhe zonja e parë, Melania Trump po fillojnë “procesin e karantinimit”, ndërsa presin rezultatin e testit për korona virusit, pasi një nga këshilltaret e tij kryesore, e cila ka qenë pranë tij shumë herë këtë javë, rezultoi pozitive për COVID-19.
Komentet e Presidentit Trump vijnë pasi ai konfirmoi se Hope Hicks, një nga ndihmëset e tij më të afërta, kishte rezultuar pozitive të enjten.