Në një mbledhje që ka nisur në orën 18.00 të datës 25 qershor 2024, e cila u ndërpre për të rifilluar në orën 18.00 të ditës së sotme, para pak minutave Komisioni Institucional i Zgjedhjeve ka marrë vendimin për zgjedhjet në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, që u zhvilluan me 21 qershor 2024.
Prof. Dr. Tonin Gjuraj është zyrtarisht rektori i ri i universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, pasi rezultoi fitues, duke mundur dy rivalet e tij në garë, prof. dr. Rajmonda Këçira dhe prof. dr. Nertila Ljarja.
Më herët, KIZ-i shqyrtoi dhe rrëzoi si të pabazuar në ligj dhe rregullore një ankimim të kandidates humbëse Këçira. Merr fund kështu “saga” e zgjedhjeve në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, 5 ditë pas votimit dhe si IAL- ja e fundit në vend që zyrtarizon rektorin e vet.