Masakra me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës do t’i kalojë për hetim Prokurorisë së Posaçme.
Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup kriminal, ndaj çështja do t’i kalojë për kompetencë SPAK.
Në masakrën e Shkodrës, më 30 Tetor 2024, humbën jetën 23-vjeçari Hamza Lici, 32-vjeçari Arlind Bushati, dhe çifti i pafajshëm i bashkëshortëve, Flutura e Bashkim Basha.