Ndodh edhe kështu. Ndërsa pritej që prokuroria të njoftonte ndonjë ndalim lidhur me dosjen “339” pas publikimeve më të reja të përgjimeve nga “Bild”, ndodh diçka tjetër. Në fakt, prokuroria njofton nisjen hetimesh, por për të gjetur se kush ka nxjerrë “sekretet” e hetimit nga organi i akuzës.
Mësohet se Prokuroria e Rrethit Gjyqesor, Tirane ka nisur hetimet ne lidhje me te dhenat e publikuara mediatikisht. Në fokus janë ceshtje te hetuara nga Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare per K.rime te Renda.
Hetimet e filluara kryesisht synojne te nxjerrin ne pah, arsyet e publikimit ne menyre te paligjshme te ketyre pergjimeve qe i perkasin ceshtjes nr 339. Prokuroria do ndjeke me vemendje rastin duke kryer veprime konkrete per zbardhjen e ceshtjes.