Data 27 nëntor e këtij viti, do të jetë ditë pushimi zyrtare. Vendimi është marrë nga qeveria në mbledhjen e kësaj të merkurë dhe është firmosur nga Balinda Balluku si nt. 2 i qeverisë.
Vendimi vjen në kuadër të festave të 28- 29 nëntorit, duke zgjatur ditët e pushimit nga e shtuna deri të enjten e javës që vjen.
Sipas vendimit, dita e pushimit do të zëvendësohet nga institucionet brenda 3- mujorit të parë të vitit pasardhës.