Aksion qe ne oret e para te mengjesit ne Shkoder. Forcat RENEA dhe policia kane nisur nje aksion ne vijim te hetimeve per pengmarrjen dhe vr.asjen e Jan Prenges, ne Shijak, raporton “News 24”.
Dihet tashme se tri grupe kr.iminale dyshohet të kenë bashkëpunuar për pengmarrjen e Jan Prengës, i cili dyshohet të ketë humbur jetën gjatë keqtrajtimit fizik, kur mbahej në një resort në zonën e Shijakut.
Por në këtë ngjarje dyshohet se ka vepruar edhe një grup nga Shkodra dhe një tjetër nga Vlora. Policia ka shpallur në kërkim edhe 4 persona të tjerë, përveç Hajrit, pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar në pengmarrjen, vr.asjen dhe zhdukjen e trupit të 48- vjeçarit Prenga. Ja personat qe kerkohen:
M. B., personazh me dritë-hije të forta në botën e kr.imit, nga Shkodra, i akuzuar për trafik dr.oge nga Ekuadori në vendet e BE.
G. D., është i skeduar nga autoritetet e vendeve të BE dhe konsiderohet si njeriu kyç që urdhëroi rrëmbimi i Jan Prengës, përderisa vëllai i këtij të fundit arriti të nxirret nga porti britanik një sasi të madhe ko.kaine, por nuk e dorëzoi në destinacion.
K. G., nga Shkodra, i përfshirë më herët në aktivitet kr.iminal në vendet e BE, por edhe në Shqipëri i skeduar. Ky mendohet të jetë personi që ka bërë rolin e ndërmjetësit, duke çuar mesazhin për marrjen peng të Prengës.
D.R., nga Vlora, personazhi më i fuqishëm i botës së kr.imit në Vlorë. Më 2014, është arrestuar me 240 kg ko.kainë në Ekuador, më herët ishte akuzuar për përfshirje në vepra kr.iminale në Shqipëri.