Janë riaktivizuar rastet pozitive me COVID-19 nëpër fasoneri. Sërish bëhet fjala për Bashkinë e Krujës, aty ku ka 3 raste në qytetin e Krujës kurse një tjetër në Fushë- Krujë.
Kishte ditë që nuk dilnin raste me COVID-19 nga fasoneritë por sërish janë rikthyer aty ku ishte dhe problematika më e madhe, në Krujë.
Opozita bëri thirrje që fasoneritë të mbylleshin dhe punonjësit të paguheshin por qeveria nuk i mbylli fasoneritë, vetëm ato që nuk plotësonin kushtet higjieno- sanitare.