Nxirren nga kampi dhe riatdhesohen 4 gra dhe 9 fëmijë nga Siria gjatë një operacioni nga Antiterrori. Bëhet me dije se riatdhesimi është bërë ditën e sotme dhe shtetasi shqiptarë janë rikthyer në atdhe.
Në zyrtar i lartë sirian Dr. Abdulkarim Omar ka shkruar ne Twitter:
“Ditën e 27 Maj 2022, 13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë”.
Bëhet me dije se nga të riatdhesuarit është edhe gruaja e dytë e Genci Ballës, Almira Kastrati dhe 2 djemtë. Me këtë riatdhesim shkon në 38 numri i shqiptarëve të riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri, Roj e Alhol. Në fund të korrikut të kaluar ishte riatdhesimi i fundit, kur erdhi 5 gra shqiptare dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq “Al Hol” në Siri.