Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është liruar nga qelia.
Vendimi është marrë pas një ekspertize mjekësore që përcakonte se Tahiri nuk mund të qëndronte më në burg. Lirimi i tij nga qelia u vendos sot nga gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetahu.
Pjesën e mbetur të dënimit ai do e kryejë në shtëpi. Mësohet se ky vendim u bazua tek gjendja familjarëve të Tahirit, pas vdekjes së babait të tij.
Apeli i GJKKO dënoi ish-ministrin me 3 vite dhe 4 muaj burgim në datën 4 shkurt 2022.