Para pak minutave jane rikthyer flaket ne rezervatin e Velipojes. Lajmi eshte bere i ditur nga Agim Dardha, drejtor i Administrates se Zonave te Mbrojtura Shkoder. Per te dyten nate rojet e Administates se Zonave te Mbrojtura ndodhen ne rezervatin pyjor Velipoje. I kontaktuar nga vendngjarja, drejtori rajonal i AZM Agim Dardha shprehet se kane ngele akoma disa vatra zjarri atje ndonese jane minimizuar. Ne do qendrojme gjate gjith nates duke patrulluar te gjithe zonen pasi esht prezent rreziku i rishfaqjes se vatrave te zjarrit dhe ne do jemi ketu qe te nderhyme menjehere pa marre permasa te medha. /ShkodraWeb/