Vazhdon vala e ndryshimeve në drejtoritë rajonale të Shkodrës. Pas Kadastrës, radha është e Drejtorisë së Tatimeve. Agron Hasanaj është larguar nga posti i drejtorit rajonal pas 3 muajve e gjysmë i komanduar. Mësohet se është zëvendësuar nga brenda institucionit.
Sidrit Istrefi ka marrë postin e drejtorit rajonal të Tatimeve Shkodër. Istrefi ka qenë inspektor i Kontrollit Operacional në këtë drejtori nga muaji janar 2014. Ndërkohë, Agron Hasanaj është emëruar drejtori i Drejtorisë së Kontrollit Tatimor, ku ishte para emërimit drejtor rajonal i Tatimeve.
Hasanaj ishte komanduar në këtë post duke zëvendësuar drejtorin e mëparshëm Myzafer Bushi. Më përpara, për 13 vite me radhë Agron Hasanaj ka drejtuar tri banka të ndryshme të nivelit të dytë në Shkodër duke pasur kështu një eksperiencë të gjatë në sistemin bankar.
Para zgjedhjeve të 25 prillit, Hasanaj ka qenë një prej atyre që aplikoi në platformën “Deputeti që Duam” tek Partia Socialiste duke pretenduar që të jetë një prej kandidatëve për deputet për qarkun Shkodër nën siglën e PS. /ShkodraWeb/