Dy persona jane gjetur te vdekur ne banese në Vlorë. Sipas të dhënave të para bëhet fjalë për rrjedhje gazi ne apartamentin e tyre. Raportohet se viktimat jane dy persona, 65 dhe 49-vjeç, banore te lagjes “Pavaresia” ne qytetin e Vlores.
Ata jane identifikuar si Rrok Tata dhe Prena Tata, burrë dhe grua. Nga hetimet e para dyshohet se ata kanë gjetur vdekjen që dje, por janë gjetur të pajetë vetëm sot. Ne vend kane shkuar forca te policise dhe ambulanca, nderkohe qe po hetohet per zbardhjen e plote te ngjarjes.