As sot nuk kishte një vendim në Apel për ish- ministrin e brendshëm. Ndonëse sot ishte parashikuar që të jepej vendimi, është shtyrë sërish seanca gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Mësohet se seanca do të mbahet më 26 qershor, ditën e premte.
Tahiri ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që i dha 5 vjet heqje lirie vetëm për “shpërdorim detyre”. Edhe Prokuroria ka ankimuar në Apel, duke kërkuar 12 vjet për ish- ministrin e brendshëm.