Një konflikt mes dy personave në fshatin Orenjë të Librazhdit, ka përfunduar me vrasjen e njërit. 59-vjeçari Idriz Bica është qëlluar me sëpatë në kokë nga një bashkëfshatar i tij, Fiqiri Haskurti, duke humbur jetën në vend. Viktima dhe autori dyshohet të jenë konfliktuar për çështje pronësie.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për arrestimin e autorit të krimit.
Informacioni nga policia
Më datë 25.01.2018 në sallën operative Librazhd ka ardhur një telefonatë se në fshatin Zdrajç një shtetas është vrarë me sende të forta (sopatë).
Shërbimet e policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore konstatuan se;
Në fshatin Zdrajç Librazhd shtetasi Idriz Byci rreth 50 vjeç, i cili kishte qenë duke pastruar rrugën në këtë fshat dyshohet të jetë vrarë me sende të forta (sopatë) nga shtetasi F. A., rreth 50 vjeç që dyshohet të jetë i sëmurë mendorë.
Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit