Varianti Delta i koronavirusit është konfirmuar në Shqipëri. Burimet bëjnë me dije se janë konfirmuar 2 rastet e para në Qarkun e Gjirokastrës. Mësohet se një studente e ardhur nga jashtë shtetit një ditë më parë nga fshati Asim Zeneli ka shfaqur simptoma të ngjashme dhe komplikacione të njëjtat me variantin Delta.
Ndërsa rasti i dytë është shënuar në Përmet tek një person 45 vjeçar i ardhur dhe ky jashtë Shqiperisë. Të dy rastet trajtohen në rregjim shtëpiak dhe deri tani gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.