Para pak minutave në Njësinë Administrative të Gurit të Zi, është shfaqur njëvatër zjarri. Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, flakët janë konstatuar në zonën në mes Jubanit dhe Ganjollës. Menjëherë në vendngjarje kanë shkruar zjarrëfikëset e NZSh Shkodër, të cilat edhe me ndihmën e banorëve, po përpiqen të shuajnë zjarrin e rënë. Edhe tre ditë më parë, në këtë njësi administrative, larg zovane të banuara, u shfaq një vatër zjarri, e cila u shua pa probleme. Alternativa më e mundshme për shfaqjen e zjarreve në këtë periudhë mund të jetë pakujdesia ose zjarrvënia e qëllimshme.