Një vatër e re zjarri është shfaqur në territorin e Bashkisë së Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se flakët janë parë në kënetën e Çasit në Njësinë Administrative Velipojë. Menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur mjete zjarrëfikëse dhe efektivë të MZSH Shkodër. Në mbështetje të aksionit janë edhe punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura Shkodër. /ShkodraWeb/