Një furgon është shkrumbuar plotësisht në Shkodër. Ngjarja është verifikuar në afërsi të pikës së kolaudimit të automjeteve. Mësohet se mjeti ishte parkuar pranë një pike lavazhi. Mjeti, i cili përdorej për transport udhëtarësh nga Shkodra në Dukagjin, sapo ka dalë nga lavazhi, ka marrë flakë, dyshohet nga një defekt teknik.
Shoferi ka dalë menjëherë nga mjeti duke i shpëtuar dëmtimeve nga flakët.