Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur para pak minutave. Një bombol gazi ka shpërthyer në një hotel në Velipojë. Zjarri përfshiu pjestarët e një familje. Paraprakisht rarpotohet se janë dëmtuar 3 gra dhe një femijë.
Mësohet se zjarri ka rënë në katin e parë në një hotel në Velipojë, ku të dëmtuara janë K.Gjoka 15 vjeç, Danjela Gjoka 19 vjeç, E.Gjoka 12 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeç. Ata janë identifikuar si nëna dhe tre fëmijët e saj.
Sipas informacioneve të para, ata kanë pesuar djegie të konsiderueshme dhe ndodhen në gjendje të rëndë. Personat e dëmtuar janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës.
Pritet informacioni zyrtar i policisë së Shkodrës lidhur me ngjarjen e rëndë.
MËSONI MË SHUMË PËR NGJARJEN E RËNDË: VIDEO – Shpërthen një bombul gazi në Velipojë, dëmtohen rëndë tre gra dhe një fëmijë…