Shpërthim i fuqishëm në Shkodër në afërsi të një dyqani në lagjen Parrucë.
Fillimisht u dyshua se lëndë plasëse është vendosur në një dyqan por në vijim u konstatua se ishte shpërthim i një bombul gazi në oborrin e një banese.
Policia ndodhet në vendngjarje.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, në lagjen “Qemal Stafa”, në tarracën e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi, e cila më pas ka rënë në oborrin e një banese.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit