Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në Dibër. Tërmeti ishte me magnitudën 4.0 të shkallës Rihter. Mësohet se epiqendra ka qenë Stoveci.
Deri më tani nuk dihet nëse ka pasur dëme në njerëz apo materiale. Banorët e Dibrës kanë lënë të frikësuar banesat e atyre.
Ndërkohë pak kohë më parë Dibra u godit nga disa tërmete, ku si pasojë e lëkundjeve u dëmtua njësia administrative e Oroshit.
Deri në këto momente, nuk ka informacione për dëme materiale apo të tjera nga termeti i pak minutave më parë në Dibër.