Shqipëria është lëkundur nga termeti këtë të dielë. Rapotimi është bërë nga Qendra Europiane e Monitorimit të Termeteve. Sipas informacioneve të para, forca e termetit ishte 3.7 sipas shkallës Rihter.
Lëkundjet janë ndjerë në distancë 107 km në jug të Elbasanit dhe 14 km në perëndim- veripërendim të Gjirokastrës. Thellësia e lëkundjes ishte vetëm 2 km.
Deri në këto momente nuk ka informacione për dëme në njerëz apo ndërtesa.