Shqipëria është lëkundur para pak minutave nga termeti. Raportimi për lëkundjen e tokës është bërë nga Qendra Europiane për Monitorimin e Termeteve.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Veri-Lindje të Zall-Herrit, tha zyrtarisht IGJEUM. Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë dhe zonat përreth.
Sipas raportimeve paraprake, amplituta e termetit ishte 3.4 sipas shkallës Rihter. Epiqendra e termetit është regjistruar në diastancë 127 km në juglindje të Podgoricës dhe 14 km në verilindje të Tiranës.
Thellësia e goditjes së termetit ishte 10 km, ndërsa deri tani, nuk ka raportime për dëme materiale apo në njerëz.