Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm pranë Durrësit. Paraprakisht mësohet se epiqendra ka qenë në detin Adriatik dhe magnituda 4.5 ballë të shkallës Rihter.
Epiqendra e termetit, sipas Qendrës Europiane për Monitorimin e Termeteve, ishte 39 km në Perëndim- Veriperendim të Tiranës dhe 22 km në Veri- Veripërendim të Durrësit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Shkodër, Lezhë, Shijak e Podgoricë sipas dëshmive. Thellësia e lëkundjes 10 km.
Termeti është konstatuar në orën 08.19 sipas asaj të Shqipërisë. Nuk ka raportime për dëme materiale apo në njerëz deri në këto momente.