Dita e sotme për Shqipërinë ka nisur me lëkundje termeti. Sipas raportimit të Qendrës Europiane për Monitorimin e Termeteve, në oron 05.43, është ndjerë një lëkundje termeti.
Sipas të njëjtit burim, epiqendra ka qenë në një zonë në mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Lëkundja është regjistruar 52 km në Veriperendim të Tiranës dhe 18 km në Perendim- Veriperendim të Dibrës në Maqedoninë e Veriut.
Intensiteti i lëkundjes ka qenë 3.2 ballë sipas shkallës Rihter, ndërsa thellësia e tij 2 km. Deri në këto momente nuk ka informacione të dëme të asnjë natyre.
Vlen të theksohet se zona ku është regjistruar termeti i mëngjesit të sotëm, është lëkundur shpesh gjatë javëve të fundit, fatmirësisht ka dëme njjerëzore. Me 26 nëntor u mbushën 2 vjet nga termeti i tmerrshëm në Shqipëri që mori dhjetra jetë njerëzish dhe la pas gërmadha të shumta.