Eketivët e “SHqiponja” të Shkodrës sapo kanë kryer një arrestim spektakolar. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, një person është kapur në lagjen “Parrucë” të Shkodrës.
Efektivët “Shqiponja” kanë vepruar me shpejtësi, duke ndaluar një person, me shumë mumdësi, i shpallur në kërkim. Personi në fjalë udhëtonte me një mjet “Range Rover” me xhama të zinj.
Për momentin, nuk ka informacione të tjera në redaksinë e ShkodraWeb, ndërsa pritet të dalë njoftimi zyrtar i policisë së Shkodrës lidhur me aksionin e “Shqiponjave” të Shkodrës.
Vlen të theksohet se prej kohësh, efektivët “Shqiponja” kryejnë aksione si i sotmi me mjaft sukses, sidomos në ndalimin e personave të rrezikshëm apo të shpallur në kërkim.