Para pak minutave, në Muriqan është vënë në pragna një shtetas. Sipas raportimeve nga deshmitarë në vendngjarje, bëhet me dije se personi, rreth 35 vjeç, është vënë në pranga nga “Shqiponjat” e Shkodrës.
Dëshmitarët bëjnë me dije se persona ka tentuar të largohet me vrap për ti shpëtuar efektivëve blu. Më herët, ai ka qenë në një lokal duke mbajtur një çantë.
Profesionalizmi i “Shqiponjave” dhe veprimet e shpejta të tyre, kanë sjellë neutralizimin dhe më pas arrestimin e personit, i cili nuk ka patur mundësi të bëjë asnjë reagim.
Pritet komunikata zyrtare e Policisë së Shkodrës lidhur me këtë aksion të “Shqiponjave”.