SPUSH- Sindikata e Pedagogëve të Universiteteve të Shqipërisë, ka njoftuar përfundimin e bojkotit të mësimit në institucionet shtetërore të arsimit të lartë.
Pas grevës së urisë, pedagogët janë tërhequr edhe nga bojkoti i procesit mësimor, por njoftojnë se do të vazhdojnë protestat me qëllim plotësimin e kërkesave të tyre.
Me anë të një njoftimi, Sindikatave Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka bërë të ditur se protesta e radhës kombëtare do të zhvillohet më datën 8 nëntori ora 11:00 përpara Korpusit.