Shtyhet për në 2 qershor vendimi për ish drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi. Ndërkohë mësohet se avokatët kanë kërkuar pafajësi.
Gëllçi, së bashku me tre anëtarët e komisionit të vlerësimit akuzohen për shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera në kohën kur ishte drejtor i RTSH.
Nga hetimet ka rezultuar se Thoma Gëllçi ka kryer shkelje ligjore në një procedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me fond limit afro 87 milionë lekë të zhvilluar në datën 9 nëntor të vitit 2018.
Tre anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave që u arrestuan janë: Ervin Muraj, Alban Malaveci, Julian Tapia.