Arrestohet nga SPAK ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka. Sipas burimeve, bëhet fjalë për hetimin e nisur për çështjen e inceneratorëve, një kallëzim i bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Koka ka qenë ministër në qeverinë “Rama 1” kur PS ishte në bashkëqeverisje me LSI- në e Ilir Metës.
LEXONI EDHE: VIDEO – Historia, si e përdori Rama limonin e shtrydhur Lefter Koka…
Me nisjen e sesionit parlamentar të këtij viti, Koka i zgjedhur si deputet i PS- së, dha dorëheqjen nga mandati. Kujtojmë që Lefter Koka u zgjodh deputet në Durrës, por hoqi dorë nga mandati.
Bashkë me një tjetër deputet, Koka u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ditën e sotme, SPAK i hodhi prangat ish- ministrit.