SPAK – Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion sipas burimeve i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë heqjen e mandatit për dy ligjvënës.
Burime bënë të ditur se SPAK ka kërkuar heqjen e mandatit të kryetarit të Partisë Republikane, deputetit Fatmir Mediu, i cili është nën hetim pas rihapjes së dosjes së Gërdecit.
Ndërkohë që deputeti i dytë është socialisti, Alqi Bllako, i cili sipas SPAK është hetuar për përfshirjen në çështjen e inceneratorëve.
Pas kerkesës së SPAK, pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Rregullores së Kuvendit e pas tij, çeshtja kalon në senacë plenare të Kuvendit për vendimmarrjen përfundimtare. Praktikisht, nëse Kuvendi u heq mandatin (edhe imunitetin), i hapet rruga edhe arrestimit të tyre.