10 ton drogë dyshohet se janë kapur mbrëmjen e sotme në Vlorë, në fshatin Babicë e Vogël. Ndonëse nuk ka informacion zyrtar nga policia, denoncimin e bëri ish-kryeministri Sali Berisha në “Facebook”, i cili dha edhe emrin e pronarit të lëndës narkotike. Bëhet fjalë për Armand Kocerrin. Burime konfidenciale nga prokuroria thonë se pronari i drogës së gjetur në Vlorës është një bashkëpunëtor i vëllezërve Habilaj dhe se operacioni ka ardhur pas urdhrit të kryeprokurorit.
Mbrëmjen e kaluar Adriatik Llalla pati një takim me Prokurorët e Krimeve të Rënda, ky mendohet se iu ka dhënë edhe urdhrin vartësve të tij për të ndërmarrë operacionin, i cili vjen dy ditë pas publikimit të dosjes së Habilajve.
Ish-kryeministri Berisha publikoi edhe një video nga operacioni ku dëgjohen policët apo drejtuesit e policisë duke folur dhe duke qeset e drogës. Ajo që bie në sy është fakti se nga gjuha dhe dialekti, asnjë prej policëve që dëgjohet nuk është nga jugu i vendit apo Vlora.
Polici 1: Ça të thashë unë ty. Ju vini me vrap të dy. Unë nisa shefin e drogës, grupin dhe që të ishte një prej jush mo vlla.
Polici 2: Ore s’kam ca me bo unë, veç të shkojmë aty ku kemi destinacionin. Redi nisu me shoferin tuj.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/886181398209435/
[democracy id=”4″]