Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Fermë-Çlirim në qytetin e Fierit ku një person mësohet se ka mbetur i plagosur.
Informacionet e para bëjnë me dije se shtetasi i identifikuar me iniciale R.Gj është dërguar menjëherë në spitalin Rajonal të Fierit në gjendje të rëndë.
Mësohet se në momentin e plagosjes, i riu ishte me të fejuarën në krah.