Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme mu në qendër të Shëngjinit, ku sipas informacioneve të para, mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë dhe është nisur drejt Tiranës.
Për momentin nuk dihen ende detaje të tjera për ngjarjen, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.