Të shtëna me armë në Shëngjin pranë portit, vritet Ardian Nikulaj në një lokal pranë portit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Biznesmeni Ardian Nikulaj (Marku) ishte kandidat për deputet nën siglën e PSD në zgjedhjet e vitit 2021. Edhe në këto zgjedhje që mbahen më 14 maj ishte kandidat për Këshillin Bashkiak.
Edhe në këto zgjedhje që mbahen më 14 maj ishte kandidat për Këshillin Bashkiak.
Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.