Një ngjarje tronditëse është regjistruar pak minuta më parë në Elbasan. Dy persona kanë rënë pre e një atentati. Bëhet e ditur se personi i cili është ekzekutuar me armë zjarri në Elbasan është identifikuar si Ardian Çollaku rreth 50 vjeç. Identiteti i viktimës tjetër është Lulzim Bitri.
Mësohet se Çollaku është babai i dy fëmijëve dhe një person me precedent të mëparshëm penal. Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 19:00 të pasdites së të hënës, në fshatin Balldren në një lokal pranë një karburanti.
Forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të krimit.
Burime paraprake kanë bërë të ditur se janë regjistruar të shtëna me armë në vendin e quajtur rrethrrotullimi i luleve, në hyrje të qytetit, ku si pasojë dyshohet për një të vdekur dhe një i plagosur.
Megjithatë, pritet të sqarohen më tej detaje nga kjo ngjarje e rëndë.