Këtë të dielë ka pasur të shtëna me armë zarri në Shkodër, si pasojë raportohet për një të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Mark Lula por ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e saj.
Njoftimi i policisë
Më datë 21.03.2021, rreth orës 19:30, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, dyshohet se pas një konflikti të çastit është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi Mikel Fusha, 22 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se autori i plagosjes është shtetasi Elvis Lekndreu, ku vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nëna e Mikel Fushës të riut që është plagosr me armë zjarri në një lokal në Shkodër thotë se djali i saj dhe autori janë konfliktuar më parë.
“Autori dhe djali janë konfliktuar një javë më parë, nëna e Mikel Fushës thotë se shkuam një javë më parë te familja e autorit dhe i thamë të largonin djalin. Djali punon në lokal me një vajzë”, tha ajo.