Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Grudë e Re. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, por mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasti me inicialet Gjovalin Guri, 36 vjeç. Ai është dërguar në Spitalin e Shkodrës, ndrërsa plagosja ka ndodhur pranë banesës së 36- vjeçarit. Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje po punon për kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.