Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte përplasur me automjetin që drejtonte, biçikletën me të cilën lëvizte një 68-vjeçar, në korsinë e dedikuar, kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin:
Ervin Çeka, 48 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.
Ky shtetas, më datë 02.03.2024, në rrugën “Marin Biçikemi”, dyshohet se për motive të dobëta, me automjetin që drejtonte, ka përplasur me dashje biçikletën me të cilën po lëvizte në korsinë e dedikuar për biçikleta, ish-vjehrri i tij, shtetasi Aleksander Ujkaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Automjeti që drejtonte shtetasi Ervin Çeka është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.