Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetases Frida Sala, 62 vjeçe, është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.