Vrasje e dyfishte ne Dukagjin. Vritet Gjoke Gurra dhe Eduart Gurra. Mbremjen e kaluar viktimave persona te paidentifikuar i kane djegur shtepine ne fshatin Bruçaj te njesise Pult ne Dukagjin.
Gjate dites se sotme kane shkuar per te pare banesen e djegur dhe aty persona te paidentifikuar i kane qelluar duke i lene te vdekur ne vend. Policia vendore e Shkodres eshte nisur drejt vendngjarjes ndersa eshte e paqarte perse ka ndodhur kjo ngjarje e rende.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Gj. G., 57 vjeç dhe djali i tij, E. G., 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje.
Me mbërritjen e shërbimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes do të japim përsëri njoftim më të detajuar.