Dalin negative rezultatet e testit te bera per pacienten nga Lushnja, e cila u izolua ne QSUT, pasi dyshohej se kishte shenja te koronavirusit. Infektivi Raportohet kete mengjes se gruaja 50 vjecare nga Lushnja, e cila 3 ditë më parë kishte ardhur nga Padova e Italisë, i ishte nënshtruar analizave dje, te cilat treguan se ajo ishte e paster nga koronavirusi.
Nje dite me pare “Panorama” raportoi se gruaja u paraqit me probleme ne spitalin e Lushnjes, me ethe dhe temperature te larte. Stafi i mjekëve e transferuan atë në QSUT, nderkohe qe me pas analizat e qetesuan per mosprani te virusit te frikshem. /BW/