Vladimir Gjuta, i liruar vetëm para 5 ditëve nga burgu është shoqëruar sot sërish në polici. Vladimir Gjuta ndodhej pranë selisë së Partisë Socialiste, ndërkohë që mësohet se është ndaluar nga forcat e gardës që ndodheshin pranë selisë rozë, ku po zhvillohej mbledhja e Kryesisë së PS-së. Bëhet me dije se Gjuta është kapur pranë zonës së “Dollarit” në kryeqytet, ndërkohë që në pistoletën që kishte është gjetur edhe një plumb në “gojë”.
Vladimir Gjuta është një emër i njohur i botës së kr.i.mit, pasi ai disa vite me parë është përfshirë në një konflikt me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, të cilin e ka kërcënuar.
Ndërkohë që veprat e tij penale vijojnë me “masakrimin” e kushëririt të tij me çekiç.