Komiteti Teknik i Ekspertëve do të zhvillojë mesditën e sotme një mbledhje urgjente, pas mbërritjes së variantit Delta në Shqipëri.
Mësohet se mbledhja e Komitetit të Ekspertëve do të zhvillohet në orën 13:00, ndërsa nuk dihet nëse do të njoftohen masa të reja shtrënguese kundër virusit të rrezikshëm.
Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi mbërritjen e variantit Delta në vendin tonë, ndërsa ministrja Ogerta Manastirliu iu bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen.