I riu 25-vjeçar i cili u vetëhodh nga kati i 3 i pallatit mbrëmjen e djeshme në Tiranë, shtetasi me inicialet B. S., ka ndërruar jetë në spital, konfirmojnë burimet e Policisë.
Nga hetimet e para, policia tha se 25 vjeçari pas një grindje ka goditur babain dhe më pas nënën me thikë. Pas ngjarjes ai u hodh nga pallati dhe u dergua ne gjendje kritike ne spital.
Informacioni paraprak mbi ngjarjen mbrëmjen e të shtunës:
Më datë 05.05.2018, rreth orës 22:05, është dërguar në QSUT shtetasi B. S., rreth 25 vjeç, në gjendje të rëndë, i hedhur nga kati i tretë i banesës në rrugën “Nasi Pablo”.
Gjithashtu kanë shkuar në spital, të dëmtuar me mjet prerës, i ati, shtetasi E. S., rreth 60 vjeç dhe e ëma, shtetasia A. S., rreth 53 vjeç.
Nga hetimet e kryera deri tani rezulton se 25 vjeçari pas një grindje ka goditur babain dhe më pas nënën me thikë.
Pas këtyre veprimeve 25 vjeçari është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.